“Dëgjova çudira me ca trimosha të BKH”, Rama: Erdhën në Kryeministri dhe nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores
Presidenca ka reaguar pas deklaratës së deputetes Ermonela Felaj sot në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.
Felaj duke folur për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.
“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti”, tha ajo në studion e Top Talk.
E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.
Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë, presidenca thotë: ‘Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”.
Top Channel