Vajza e Schumacher zbulon aksidentin me kalë të babait të saj pak para tragjedisë në ski, tregon pasionin për kuajt që e ndihmuan të përballonte pasojat 02/04 21:37
Një helikopter i forcave të armatosura gjermane është rrëzuar të hënën në Gjermani.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën njëri nga pilotët kurse piloti tjetër është plagosur. Ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen konfirmoi lajmin dhe u tha gazetarëve se piloti i plagosur ndodhet në spital duke marrë trajtimet e nevojshme.
Akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit model EC 135. Ushtria po heton për të zbuluar shkaqet e plota të rrëzimit.
Incidenti vjen një javë pasi një pilot u vra kur dy avionë të paarmatosur të Gjermanisë Eurofighter u përplasën mbi Gjermaninë verilindore.
Top Channel