Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë edhe shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00 në zgjedhjet vendore të 30 qershorit

Deri në 11:00, nga të dhënat e mbledhura nga KQZ deri më tani 12 % e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës.

Gjithashtu zëdhënësja e KQZ sqaroi se në KZAZ nr 6, në Vaun e Dejës, pavarësisht vonesave, procesi po zhvillohet normalisht.

Sipas KQZ, problematike mbeten vetë 7 qendra votimi në Postribë të Shkodrës, ku në njërën prej tyre janë djegur materialet zgjedhore.

Top Channel