Ashtu siç pritej opozita ka zhvilluar protesta në zonë të ndryshme gjatë kohës që kishte nisur votimi.

Opozita ka protestuar në Tiranë në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë” dhe në afërsi të shkollës së baletit.

Ndërsa në njësinë nr. 8 mbështetësit e opozitës deklaruan se do protestojnë në çdo qendër.

Ndërkaq në Korçë protestuesit e opozitës kanë dalë në rrugë duke vendosur shallet e pionerit në qafë, simbolike e kohës së diktaturës. protesta është shoqëruar me këngë që kushtohen diktatorit.

Protestë ka pasur edhe në Shijak në një prej qendrave të votimit.

Protestë ka pasur edhe në Burrel ku mbështetësit kanë ironizuar votimet me këngë e valle.

Top Channel