Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.35 në Tiranë, e vendosur në shkollën 9-vjeçare ‘Vasil Shanto’. Kjo KZAZ, e përfshirë në njësinë nr.5, njihet edhe si bastioni i Partisë Socialiste në kryeqytet, por pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë relativisht e ulët.

Sipas të dhënave të Top Channel, 26.7% ka qenë pjesëmarrja në votime e qytetarëve në këtë KZAZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë ende rezultatet për pjesëmarrjen e qytetarëve në rang vendin, ndërkohë që të dhënat e fundit i përkasin orës 15:00, ku pjesëmarrja rezultonte në 15.5%.

  Përfundon orari zyrtar i votimit, procesi kalon pa incidente

Të dhënat e qendrave të votimit në KZAZ nr.35

Qendra votimit 1839 – ka votues 973, votuan 231

Qendra votimit 1840 – ka 825 votues, votuan 253

Qendra votimit 1841/ –  ka 578 votues, votuan 156

Qendra votimit 1840/1 – ka 832 votues, votuan 245

Qendra e votimit 1842 – ka 615 votues, votuan 160

Qendra votimit 1842/1 – ka 605 votues, votuan 150

FOTO GALERI
2/5

Top Channel