“Rama, të lutëm qëndro”, ishte shkruar në anglisht në një parullë gjigante e varur në pallatin shumëkatësh, pranë zonës ku kryeministri zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës për 30 qershorin.

Disa militantë të tjerë të Partisë Socialiste, në mënyrë ironizuese, mbanin të veshur bluze ku ishin shkruar fraza nga audio-përgjimet e dosjeve 339 dhe 186, të publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.

“Vlora e bën tërmet politik”, shkruhej në bluzen që mbante veshur një vajzë, ndërsa në bluzen e një djali shkruhej “çunat problematik”. Këto ishin disa nga fjalët e përdorura nga Damian Gjiknuri, ish-ministër i Transportit, të regjistruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, teksa diskutonte për procesin zgjedhor.

Sipas kryeministrit Rama, sot në mitingun e Vlorës morën pjesë rreth 20 mijë qytetarë.

  Video/ Kryeministri Rama në Vlorë, i shoqëruar nga bashkëshortja

  Rama mbyll fushatën: Kush del kundër popullit, e pëson si karnavalet e Haxhi Qamilit

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA