Vetëm katër ditë përpara 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një letre drejtuar kabinetit të kryeminsitrit Rama, i ka drejtuar një ftesë kreut të qeverisë, për të biseduar për situatën politike në vend.
“Dëshiroj t’ju bëj me dije, se presidenti i Republiksës SH. T. Z Ilir Meta mirëpret ne datë 27 qershor, 2019 në takim Kryeministrin SH.T.Z Edi Rama, për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët ora 05:00 deri në orën 13 :00 në zyrën e tij në presidencë.”- thuhet në ftesën e presidentit.
Por kjo ftesë e Kreut të Shtetit, është refuzuar nëpërmjet një Twitteri nga kreu i Qeverisë.
“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë”!- shkruan Rama.
Në më pak se 30 minuta, kryeministri Rama ka reaguar sërisht në Twitter, duke thënë se pret edhe një cmenduri tjetër nga ana e kreut të shtetit.
“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor. #KrenarpërPS”- shkruan kryeministri Rama.
Pas këtyre deklaratave të Rames, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, i cili thotë se duke e ditur që Rama është i zënë me takime, e pret në zyrë deri në orën 13.00, duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.
Nga presidenca nuk ka munguar ftesa edhe për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të zhvilluar një takim paraditen e së enjtes në orën 09.00. Ky zhvillim vjen në momentin ku maxhoranca po përmbyll mitingjet dhe është e sigurt që të shkojë të dielën në zgjedhje, ndërsa në anën tjetër për presidentin dhe opozitën në 30 qershor nuk ka zgjedhje, pasi ato janë çdekretuar.
Gjatë së mërkurës pati edhe një lajm se Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 Qershor. Ndërkohë në mbrëmje njoftimi u hoq nga faqja e Këshillit të Europës.
Top Channel