Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 9 vota pro dhe dy vota kundra të Gent Ibrahimit dhe Gentian Osmanit, projekt-aktin për shpalljen e nëntë vendeve të lira në Prokuroritë jurisdiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë, për prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës 2016-2018.

Pozicionet përmbajnë vende vakante në Prokuroritë e Shkallës së Parë në rang Republike si vijon:

Një vend vakant në Berat; një në Dibër;  dy në Korçë, një në Krujë, një në Lezhë, një në Pukë, një në Vlorë dhe një në Kavajë.

  Shtyhen afatet, Shkurta dhe Dyla do qëndrojnë në krye të Prokurorive në Fier dhe Lushnje

Top Channel