Albert Shkëmbi, 61 vjeç, akuzon dy punonjës policie në Libonik të Korçës se e kanë dhunuar pa asnjë arsye. Nga spitali ku ndodhet i shtruar, 61 vjeçari tregon se ishte pasagjer brenda një automjeti kur është ndaluar nga patrulla e policisë.
“Po ti, pse ke hipur në këtë makinë?”,- thotë Shkëmbi se i janë drejtuar dy policët, të cilët më pas kanë kërkuar ta shoqërojnë në komisariat.
Kundërshtimi i 61 vjeçarit duket se ka sjellë edhe veprimet e dhunshme të efektivëve, të cilët i kanë shkaktuar fraktura në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Atij i kanë thyer edhe krahun, ndërkohë që aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njofton se ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.
Top Channel