Do ketë apo s’do ketë zgjedhje më 30 qershor? Tema më e diskutuar javët e fundit në Shqipëri, edhe pse jemi vetëm 5 ditë larg. Teksa gjithçka ka marrë formë e pavarësisht qëndrimit të Presidentit dhe opozitës jashtëparlamentare zgjedhjet më 30 qershor do të zhvillohen.
I këtij mendimi është edhe publicisti dhe gazetari Frrok Çupi, i cili i ftuar në studion e Top Talk thekson se nëse nuk do të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor krijohet në botë një precedent që mund të rrezikojë demokracinë globale.
“Zgjedhjet nuk janë në parametrat e një demokracie të vërtetë. Por fati ynë demokratik ka pranuar të ketë zgjedhje të cënguara se sa krijimin e një precedenti botëror që të mos ketë zgjedhje. Në Shqipëri po ndodh tentativa për të krijuar një precendent për rrënimin e demokracisë. Zgjedhjet nuk mund t’i anulojë askush. Nëse do të pranohej kjo çfarë po kërkohet në Shqipëri do të rrënohej kupola e demokracisë në botë”, tha Çupi.
Top Channel