Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë.”

Adam Grant, një psikolog i Universitetit Ëharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund t’i formojë secili prej nesh.

Në librin “Plani B” ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën – dhe ditarin – e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izolimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij.

Megjithatë, “Plani B” shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla, si: sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar… dhe për të gjetur sërish lumturinë.

Aftësia për t’u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës.
“Plani B” na mëson si t’i ndihmojmë të tjerët, kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben.

Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen. Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl – i po përgatitej për një festë që përfshinte fëmijët dhe baballarët. “Dua Dejvin”, qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, “Nuk ka më Plan A”, dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B.

Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.
Komente mbi librin.

“Këtë libër ia këshilloj çdokujt nëpër botë. Askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë trishtimit, humbjes dhe zhgënjimit në jetë, prandaj mundësia më e mirë që kemi është të gjejmë Planin tonë B.”

Malala Yousafzai, fituese e çmimit Nobel për Paqen

“Sheryl -i e përshkruan përvojën e saj zemërthyese me një ndershmëri të rrallë. Ajo dhe Adam -i e shndërrojnë këtë histori personale në një udhëzues praktik dhe domethënës për çdokënd që po përpiqet të rimëkëmbë jetën, komunitetin apo biznesin. Vështirë të komunikosh me lexuesin, por është edhe më e vështirë ta ndihmosh të bëjë hapa konkretë drejt një të ardhmeje më të mirë. “Plani B” i bën të dyja këto.”

Bill dhe Melinda Gates, bashkë – kryetarë të Fondacionit Bill & Melinda Gates

“Bujar, i çiltër, mallëngjyes. Libri “Plani B” shfaq një anë të karakterit të Sandberg -ut, dëshirën e saj për t’i ndihmuar të tjerët. Ky është një prej atyre librave që do të kalojë dorë më dorë dhe do t’u falë qetësi lexuesve… Dëlirësia dhe thjeshtësia me të cilën ka ndarë dhembjen e saj është një lloj dhurate… I dobishëm dhe prekës.”

The New York Times

“I çiltër, optimist… Sandberg -u u përcjell lexuesve shumë nga ato që ka mësuar për vuajtjen. Në thelb të tij, libri ndihmon ata që kanë rënë në dëshpërim: një udhëzues si për ata që e kanë përjetuar vetë humbjen, ashtu edhe për ata që u qëndrojnë pranë.”
The Economist

SKEDA E LIBRIT
Titulli: Plani B
Origjinali: Option B
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Sheryl Sandberg, Adam Grant
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 274
ISBN: 978-9928-233-53-0

4- INTELEKTUALË TË SPIKATUR II

DAUT VELA

Në këtë libër theksohet roli i intelektualëve naftëtarë shqiptarë në industrinë hidrokarbure. Aty përshkruhet zbulimi i vendburimeve të naftës e gazit ndër vite nga intelektualë naftëtarë shqiptar dhe vazhdohet me kulmet e arritura në industrinë hidrokarbure, si projektimi dhe shpimi i pusit ‘Ardenica -18’ dhe në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës, gazit natyror, gazit kondensat, rerave bituminoze, bitumit. Në libër përshkruhet një panoramë mbi studimet e kryera ndër vite. Duke publikuar jetën dhe punën e elitës intelektuale në industrinë hidrokarbure, në një fare mënyre ne japim një ide dhe mbi punën e kryer ne këtë industri mjaft fitimprurëse për ekonominë kombëtare. Autori falenderon persona të vecantë të cilët e ndihmuan në përgatitjen e këtij materiali voluminoz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA