Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve
“Asnjëri nga ne nuk do të jetojë pa tjetrin”, ishte shkruar në letrën e vetëvrasjes së 80-vjeçarit Hauard Titerton, dhe gruas së tij 78-vjeçare, Zhaklinë.
Që të mos detyroheshin të jetonin pa njëri-tjetrin, çifti pa fëmijë, por mjaft të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, në Uells të Britanisë, kryen vetëvrasje pasi mësuan se njërit prej tyre i kishte mbetur pak kohë jetë për shkak të një sëmundjeje.
Ata kishin shkruar se jeta që kishin kaluar kishte qenë shumë e bukur, por donin ta mbyllnin bashkë, ndaj dhe i kishin planifikuar vetëvrasjet me shumë kujdes.
Ata kishin ndarë gjërat që donin t’ua jepnin të afërmve, dhe u kishin vendosur etiketa se kujt do t’i shkonte secila pako.
Më pas u kishin dërguar një letër fqinjëve te kutia postare, te e cila kishin futur para, dhe u kishin kishin lënë udhëzime se si t’i gjenin më lehtë.
Ndërkohë, ashtu si çifti britanik, në Oregon të SHBA-ve, ku lejohet eutanazia, ka pasur dhe raste të tjera kur të moshuarit kanë vdekur me dëshirë, të dy njëkohësisht.
Top Channel