Aktori i njohur i Hollywood është akuzuar për ngacmim seksual dhe mund të përfudnojë në burg.

Bëhet fjalë për aktorin Cuba Gooding Jr. Policia e ka marrë një ankesë ku dyshohet se aktori ka sulmuar seksualisht në femër në një lokal nate.

Emri i vajzës që bëri denoncimin nuk bëhet i ditur por thuhet se ajo është rreth të 30-tave. Bota e filmit u shokua kur mësoi për lajmin.

Cuba Gooding Jr ka një karrierë të pasur dhe është një ndër aktorët më të suksesshëm. Ai është fitues i çmimit “Oscar” dhe ka interpretuar në disa filma ku mund të përmendim: “Jerry Maguire”, “Men of Honor”, “Radio”, “Boyz n the Hood”. Për rolin në “The People v. O.J. Simpson” dhe është nominua në 2016 për çmimin “Emmy”.

Top Channel