Tefta Basho mësuese prej 24 vitesh në shkollën e mesme të bashkuar në Vranisht të Vlorës zëvendësohet nga një mësuese tjetër 2 muaj pa mbaruar viti shkollor. Ky emërim është bërë në kundërshtim me ligjin nga zyra arsimore Vlorë dhe drejtoria e shkollës. Pasi në bazë te kontratës kolektive te nënshkruar nga ministria e arsimit ,një mësues që mbush moshën e pensionit 2 muaj para mbarimit të vitit shkollor duhet të qëndrojë në punë deri në përfundimin e tij.
Gazetarët e Fiksit i kërkuan drejtoreshës së shkollës informacion për rastin, sipas së cilës ka vendosur Zyra Arsimore dhe po ashtu dy mësueset kanë bërë një marrëveshje me njëra- tjetrën për të ndërruar orët. Ajo thotë se i ka ardhur shkresa dhe e ka zbatuar.
Pas këmbënguljes së gazetarëve drejtoresha e shkollës ju vë atyre në dispozicion shkresën e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës së zonjës Basho. Ndërkohë në këtë përballje mësuesja Basho mohon të ketë bërë marrëveshje me mësuesen zëvendësuese.
Gazetarët e Fiksit ju drejtuan Zyrës Arsimore Vlorë drejtuesja e të cilës nuk pranoi të përgjigjej për problematikën. E vetmja përgjigje ishte nuk di gjë për rastin. Dhe në fund mbyll derën.
Bisedë me drejtoreshë shkollës, Vranisht
Drejtoresha e shkollës: Unë jam drejtoresha!
Gazetarja: Zonjë kush jep mësim tek klasa e dytë?
Drejtoresha e shkollës: Tek klasa e dytë jep mësuese Alketa Gaçaj, sepse mësuese Tefta Basho ka dalë në pension.
Gazetarja: Tefta ka dalë në pension apo jep diku tjetër?
Drejtoresha e shkollës: Tefta jep, janë ca orë tepër dhe vazhdon ti japë.
Gazetarja: Përse duhet të shkëputej Tefta nga orët e saj dhe nga klasa e saj?
Drejtoresha e shkollës: Dëgjo tani dëgjo, këto nuk i vendos unë,
Gazetarja: Nuk i vendos ti, thjeshtë po të pyes çfarë ka ndodhur.
Drejtoresha e shkollës: Më vjen keq, asnjë gjë, nuk ka ndodhur asnjë gjë. Tefta ka dalë në pension ligjërisht, ligjërisht.
Gazetarja: Dhe vazhdon jep mësim?
Drejtoresha e shkollës: Nuk vazhdon të japë mësim në atë klasë. po dëgjo ne, sepse është në mbyllje edhe…
Gazetarja: Përse nuk vazhdon të japë tek klasa e saj e më përparshme meqë është në mbyllje dhe duhet të mbyllte vitin shkollor, por duhej të s’postohej?
Drejtoresha e shkollës: Atë mund ta bëjë dhe marrëveshje mësuesi, s’ka asgjë…
Gazetarja: e kanë bërë me njëra tjetrën mësueset? dy mësuese
Drejtoresha e shkollës: Po
Gazetarja: Alketa me Teftën kanë thënë të ndërrojmë orët meqë ti do dalësh në pension dhe mua më mbetet klasa e dytë? Kjo është ideja ?
Drejtoresha e shkollës: Po
Gazetarja: Ok, a mund ‘ti takojmë t’i pyesim vetë mësueset nëse ka ndodhur kjo gjë?
Drejtoresha e shkollës: Tani dëgjo unë, mua nuk më vjen mirë fare që kjo çështje është, paska ardhur tek ju. Ligjet i di drejtoria arsimore mua thjeshtë më ka ardhur shkresa zyrtare. do vete unë brenda të marr shkresën zyrtare.
Gazetarja: Ok, po të presim këtu.
Gazetarja:Mësuese Tefta?
Mësuesja në moshë pensioni: Po
Gazetarja: Përshëndetje! Ne jemi këtu për një problematikë që ka mbërritur në emisionin tonë nuk e di nëse jeni në dijeni. Mësuese Tefta….
Drejtoresha: Më fal
Gazetarja: Të lutem a mund ta mbaroj fjalinë se e kam nisur?
Drejtoresha e shkollës:Dëgjo, po. Dëgjo këtu jam unë kompetente.
Gazetarja: PO shumë mirë, unë po i drejtohem si mësuese.
Mësuesja në moshë pensioni: Urdhëro, çfarë kishit ju?
Gazetarja: Ti më the që është zëvendësuar nga Alketa.
Drejtoresha: S’ka asgjë deshëm të bënim një me marrëveshje
Gazetarja: Ti the që është bërë marrëveshja.
Mësuesja në moshë pensioni: Jo jo. Unë kam dalë në pension në prill. Por qëndroj, vazhdoj qëndroj
Drejtoresha e shkollës: Thashë urdhri a thashë? Erdhi urdhri për të bërë një marrëveshje,
Gazetarja: Të lutem a mund të flasim me radhë.
Drejtoresha e shkollës: Erdhi dokumenti zyrtarisht, mbushet dita?
Gazetarja: PO, po ku është?
Drejtoresha e shkollës: Po s’e kam këtu në email.
Gazetarja:Po ku e ke?
Drejtoresha e shkollës: Po se i fshi emailet se nuk do t’i mbaj të gjitha emailet. I kam në kompjuter.
Gazetarja: Po a shkuat në kompjuter për ta gjetur?
Drejtoresha e shkollës: Është kompjuteri komunës unë nuk kam thashë.
Gazetarja: Po për atë shkresë po prisnim?
Drejtoresha e shkollës: Dëgjo shkresën ta jap unë, nuk ka asgjë shkresa
Gazetarja: Po për atë po pres. Pra ka ardhur shkëputja e marrëdhënieve, që ju të bëni shkëputjen e marrëdhënieve.
Drejtoresha e shkollës: Po shkresa vjen zyrtare.
ZA Vlorë
Gazetarja: Përshëndetje
Sekretarja: Përshëndetje!
Gazetarja: Aurora ? (drejtoresha)
Sekretarja: Po ja se është në një komunikim. Ju lutem çfarë problematike keni do më lësh një shkresë që tju kthejmë një përgjigje
Gazetarja: A është drejtoresha?
Sekretarja: Po është drejtoresha.
Gazetarja: Po mund ta takojmë dhe t’ja themi
Sekretarja: jo më tha të lini një shkresë,
Gazetarja: Pse?
Sekretarja: Sepse është duke punuar tani për maturën shtetërore,
Gazetarja: Po e presim sa të mbarojë.
Sekretarja: Mbaron në orën 12:00 sot.
Gazetarja: 12:00 të natës?
Sekretarja: Po, po se presim kutitë nga Tirana dhe duhet të qëndrojmë këtu.
Gazetarja: Ndërkohë që prisni kutitë mbase gjen kohë dhe na pret.
Sekretarja: Është duke punuar. Nuk pret më vjen shumë keq.
Top Channel