Perandoria e fuqishme Inkase, e fundit e qytetërimeve të mëdha andine, lindi në malësitë peruane në fillim të shekullit të 13-të. Me popullsinë prej 10 milionë banorësh, inkasit ishin qytetërimi i fundit indigjen para se Kolombi të arrinte në Amerikë. Simboli më i njohur i kulturës së tyre, është vendi arkeologjik i Machu Picchu.

Ky vend nuk është vetëm monumenti më i vizituar i Perusë, por është quajtur edhe një nga 7 mrekullitë e reja të botës. E ndërtuar në vitin 1450 dhe braktisur një shekull më vonë, kompleksi na ofron një vështrim të pabesueshëm në jetën e përditshme, në fenë dhe në evolucionin teknologjik të Inkasve.

Megjithëse është vetëm 50 kilometra nga Cuzco (ose Cusco), dikur kryeqyteti i Perandorisë të Inkasve, Machu Picchu duket një botë e largët. Çdo vit, mbi një milion turistë vijnë për të vizituar vendin arkeologjik, për të admiruar këtë xhevahir të Perandorisë Inke.

Nëse nuk jeni ende të bindur se ky mrekulli arkitektonike dhe kulturore meritojnë të vizitohen, zbuloni disa fakte të pabesueshme rreth Machu Picchu.

FOTO GALERI
5/7
Gurët janë gdhendur në mënyrë të përsosur Aftësitë inxhinierie të Inkasve sigurisht kishin të bënin me ndërtimin. Gurët shumë të rëndë të granitit që janë përdorur për ndërtimin e strukturës janë marrë nga zona aty pranë, pasi besohet se nuk kishte mjete transporti me rrota. Çdo gur është i gdhendur deri në përsosje, çdo gjë përshtatet në mënyrë të përkryer, në mënyrë që të mos kërkojë përdorimin e llaçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA