MM: Mbledhje me Shtabin e Emergjencave për familjet e prekura nga tërmeti, Korçë

03/06/2019 16:32

Është regjistruar sërish lëkundje tërmeti, në rajonin e Korçës, me një lëkundje magnitudë Mç4 Rihter.

Ndërkohë, për banorët e strehuar në çadra po shpërndahen ushqime, shtretër e batanije përmes Rezervave të Shtetit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka do të takojë zhvillojë nesër një mbledhje me Shtabin e Emergjencave në Korçë dhe do të vizitojë familjet në fshatrat e prekur nga tërmeti.

Ndërkohë, lidhur me situatën, Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile informon se:

“Deri më tani Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar rreth 100 lëkundje sizmike në qarkun e Korçës. Lëkundja më e fortë ka qenë më datën 02.06.2019, ora 15:34:53, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.780 në Lindje, magnitudë Mç4 Rihter, dhe me epiqendër 18 km në jug të qytetit Korçë.”

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, por pa patur dëme materiale dhe njerëzore. Situata vazhdon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.

Nga verifikimi i bërë në 3 fshatra rezultojnë 184 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë, pjesa më e madhe e tyre banesa të pabanueshme prej vitesh.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se: Janë dërguar 240 pako ushqimore, 100 thasë me miell, 100 detergjente. Nga këto 100 pako janë dërguar nga organizata joqeveritare, 100 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit për të tre fshatrat dhe 40 pako nga Kryqi i Kuq për tre fshatra.

Shërbimi shëndetësor ka qenë dhe është prezent pranë familjeve të evakuuar dhe ka kryer ndërhyrje për çdo rast problematik kur është paraqitur.

Në Korcë situata është ndjekur nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm, Haki Cako, zv. Ministri Petro Koci dhe disa ministra të ministrive të linjës.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA