“Super 15”, si 15 vitet e Digitalb, si 15 vitet e këtyre djelmoshave të rinj. Në prag të festimeve të mëdha të 15 vjetorit të Platformës më të dashur të të gjithë Shqiptarëve, një ndër eventet e shumta që Digitalb organizon, është edhe “Super 15”. Një turne me ekipet e 15-vjeçarëve në futboll, nga të gjitha trevat shqiptare.

Ka nisur rrugëtimin këtë të shtunë, në Elbasan, turneu ku marrin pjesë 66 skuadra të 15-vjeçarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Fillimisht në Elbasan me 4 ekipe të këtij rajoni, ku Deand fitoi 2-0 ndaj Fushë-Mbretit, ndërsa Pepa triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Elbasanit.

Turneu vijoi më pas në Fier, aty ku 15-vjeçarët e Lushnjës fituan 1-0 ndaj Flamurtarit, ndërsa Apolonia u imponua 4-0 ndaj Murialdo, me ekipet fituese që vazhdojnë rrugëtimin drejt fazës finale.

Ndërkohë në Durrës finalja do të jetës mes Teutës dhe Durrësi 04, me të parët që mposhtën Shqiponjën 3-0 dhe Durrësi 04 që fitoi 2-0 ndaj Teuta B. Nga 32 ekipe pjesëmarrëse nga Shqipëria, 2 do të kenë të drejtën e pjesëmarrëses në finalen e madhe, ndërkohë që në datat 14, 15 dhe 16 qershor, janë 32 ekipe të kësaj grupmoshe nga Kosova, që do të luajnë për dy vendet në finalet e 23 qershorit, ku katër skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, do t’u bashkohen edhe 2 skuadra të Shkëndijës së Tetovës.

Një turne i veçantë dhe që ju jep një shans 15-vjeçarëve të lindur njëkohësisht me Digitalb, të njihen me njeri-tjetrin, duke garuar se bashku dhe njëkohësisht të evidentohen, duke treguar vlerat e tyre në ndjekje të ëndrrës për t’i parë një ditë në skenat e mëdha të futbollit shqiptar, e pse jo edhe atij botëror. Për të gjithë ata, ashtu si dhe për platformën më të dashur të të gjithë shqiptarëve, ËNDRRA VAZHDON.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA