Ish lojtar i Arsenalit dhe Real Madrid, Jose Antonio Reyes, 35 vjeç, ka gjendur vdekjen në një aksident automobilistik, ku së bashku me të ishte dhe kushëriri i tij, 23 vjeç dhe një tjetër person i identifikuar me emrin Juan Manuel Calderón, të cilët gjithashtu kanë gjetur vdekjen.

Pamje të rënda janë zbuluar me një foto të publikuar, ku nuk shfaqet asgjë veçse makina që është bërë “shkrumb e hi”, nga ky aksident i tmerrshëm automobilistik.

Ata po udhëtonin drejt qytetit ku Reyes ka lindur, vetëm pak metra larg Sevilles, Spanjë. Ai la pas gruan Noelia Lopez dhe tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë.

Do të mbahet një minutë heshtje në nder të Reyes, spanjollit të parë i cili fitoj “Premier League”, në ndeshjen që do të zhvillohet sot, në finalen e Champions League, ku Liverpool do të jetë në një përballje me skuadrën e Tottenham-it.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA