Liverpooli vërtet e zhbllokoi rezultatin shumë shpejt, në finalen e Champions League që po luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit përballë Tottenhamit, por goli i shënuar pas akordimit të 11-metërshit nuk është më i shpejti në historinë e një finaleje të këtij turneu prestigjioz.

Goli më i shpejtë është ai i shënuar nga Paolo Maldini, i cili shënoi brenda më pak se një minutë lojë në finalen e vitit 2005, asaj mes Milanit dhe Liverpoolit. Një ndeshje dramatike e cila dihet sesi përfundoi. Nga avantazhi 3-0 i “djallit” kuqezi, në barazim 3-3 dhe fitoren e “The Reds”-ave pas 11-metërshave.

Por, akordimi i një penalltie kur kishin kaluar vetëm 21 sekonda lojë është një argument që do të hapë debate të pafundme. Që tani kanë nisur opinionet se, topi goditi fillimisht gjoksin e Sissokosë, e megjithatë ai përfundoi gjithsesi te krahu i tij që nuk ishte në një pozition natyral, thënë ndryshe, i hapur më shumë se ç’duhej.

Megjithatë, ajo që vihet në dukje nga tabloidët britanikë është se, arbitri i finales Damir Skomina është i njëjti që akordoi një penallti për Manchester United, për prekje të topit me dorë, në minutat e fundit të takimit me PSG-në, po këtë sezon të Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA