E befasishme dhe e furishme ka nisur finalja e Champions League për edicionin 2018-2019, mes Tottenhamit dhe Liverpoolit që po luhet në këto çaste në “Wanda Metropolitano” të Madridit, aty ku zhvillon ndeshjet e saj skuadra e Atleticos së Madridit.
Ndeshja në fakt nisi me një minutë heshtjeje në nder të ish-futbollistit spanjoll Reyes, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike, pas një aksidenti rrugor, mëngjesin e kësaj të shtune.
A minute silence is held before kick-off in the Champions League final to pay respect to José Antonio Reyes… pic.twitter.com/RLOJ0hB6pQ
— Football on BT Sport (@btsportfootball) June 1, 2019
Ndërkohë, me të nisur loja, “The Reds” patën shansin të sulmonin dhe teksa i afroheshin kuadratit kundërshtar, Moussa Sissoko pati fatin e keq t’i përplasej topi mes gjoksit dhe krahut të tij të majtë, të cilin e kishte të hapur.
Liverpool make the perfect start!
Mohamed Salah from the spot in Madrid! ?
The Reds lead 1-0 inside two minutes! pic.twitter.com/D1ZdSrzXoq
— Football on BT Sport (@btsportfootball) June 1, 2019
Arbitri Skomina akordoi 11-metërsh pa aspak hezitim dhe Mohammed Salah e konvertoi në gol, duke ngritur peshë zemrat e tifozëve të Liverpoolit, që ashtu si ata të Tottenhamit kanë udhëtuar disa mijëra km për të parë këtë duel tërësisht anglez në tokën spanjolle.
Top Channel