Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul, është ofruar sërish për të dhënë ndihmë për zgjidhjen krizës politike në Shqipëri. Pikërisht për dialogun e munguar mes opozitës dhe qeverisë, u pyet edhe Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”.

Për zonjën Duma, opozita ia doli që në 2-3 muaj të legjitimonte në arenën ndërkombëtare kauzën e saj, e cila fillimisht dukej si një kauzë thjesht politike dhe jo si një kauzë historike dhe shoqërore për shqiptarët.

“Ia dolëm që në 2-3 muaj të legjitimonte në arenën ndërkombëtare kauzën e saj, e cila fillimisht dukej si një kauzë thjesht politike dhe jo si një kauzë historike dhe shoqërore për shqiptarët. Pra qenka një kauzë e legjitimuar nga CDU/CSU që janë krejtësisht kredibël në arenën e politikës, për të na dhënë edhe moralin ndëkombëtar, e cila ishte edhe një nga sfidat që ne kishim”, tha Duma.

Por duke iu rikthyer dialogut me qeverinë, Dume theksoi se largimi i Ramës nuk është thjesht kusht, por vetë dialogu.

“Pas hapit të parë, atij të legjitimitetit të kauzës, hapi tjetër është dialogu. Për ne nuk është parakusht qeveria tranzitore dhe ikja e kryeministrit Rama, për ne është vetë dialogu. Nuk janë kushte fare, për të realizuar dialogun me një kryeministër që e kemi ezauruar këtë dialog dhe me një qeveri që është totalisht një vegël e tij nuk mund të ketë dialog”, tha Duma, duke nënvizuar se do të vijojnë betejën për të bindur ndërkombëtarët se me kryeministrin Rama nuk do të ketë dialog.

Top Channel