Nga ndalesa në rrugë te garat ndërkombëtare… Ja si nisi rrugëtimi i çiklistes profesioniste Rudina Baku

29/05/2019 19:10

Rudina Baku ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth rreth rrugëtimit të saj si çikliste profesioniste dhe pjesëmarrjeve në garat ndërkombëtare.

Ndër të paktat çikliste profesioniste femra në Shqipëri, Rudina tregoi se të pedaluarit është një pasion i saj, për të cilin po punon shumë për ta çuar më tej.

Mirëpo nisja e karrierës si çikliste ka qenë një rastësi e madhe për 22 vjeçaren, e cila tregoi në studio se si papritur u bë pjesë e një prej ekipeve të çiklizmit për femra në Shqipëri.

“Do të thoja që ka qenë totalisht rastësi. Ka qenë një nga ato ditët e vetme kur unë isha me shumë vonesë për në kursin e gjuhës dhe rastësisht shoh që po më ndiqte një makinë. Mendova do t’i kem prerë rrugën ndonjë shoferi dhe siç e kanë zakon shqiptarët, mendova se do më bënte ndonjë verëjtje, por jo. Në atë moment ai uli xhamin dhe m’u prezantua shkurt si trajneri i ekipit të çiklizmit për femra në Shqipëri, gjë të cilën unë në atë kohë nuk e dija”, tregoi Rudina

Top Channel