Tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit, kompanitë ajrore në Panama dhe Kolumbi pezullojnë përkohësisht fluturimet për në Venezuelë
Iggy Azalea ka fshirë çdo llogari të sajën në rrjetet sociale, pas publikimit të fotove “topless”, të një seti fotografik, të cilat ishin publikuar pa lejen e saj.
Llogaritë e rapper-es Austriake u çaktivizuan menjëherë pas publikimi të fotove, një set fotografik i “Revistës GQ”, të vitit 2016.
Foto të shkrepura nga Nino Munoz, tregojnë Iggyn duke pozuar me gjoksin e saj jashtë dhe e veshur vetëm me një palë pizhame të shkurtra, ngjyrë të bardhë.
Ajo shkroi në rrjetin e saj para se të fshinte çdo gjë: “Shumë femra me nivel të lartë kanë qenë modele për cover-at e revistës GQ, me një dorë të vendosur strategjikisht, etj,. duke mbuluar gjoksin e tyre etj. Gjithmonë kam menduar se kanë qenë “covera” të mahnitshme, kështu që e provova dhe unë këtë mundësi.”
Top Channel