Zvarritja e një marrëdhënieje që nuk ecën, ose më keq një dashuri toksike, është më e keqe sesa vetmia.

Proverbi e thotë qartë: më mirë vetëm se në shoqëri të keqe. E megjithatë, edhe nëse historia që po përjetojmë ka mbaruar ose, akoma më keq, na shkakton më shumë vuajtje sesa gëzim, nuk gjejmë forcën për të thënë “mjaft”.

Shqetësimet, ndjenja e ankthit dhe vetmia që shpesh shoqërojnë një marrëdhënie me të meta nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të na dhënë forcën për të vendosur të shkëputemi. Frika për ta gjetur veten vetëm është një nga arsyet kryesore, por nuk është e vetmja.

Por, për fat të mirë, diçka mund të bëhet.

FOTO GALERI
4/4
Të doni veten - Vetëbesimi është, si gjithmonë, një fakt vendimtar. Ne jemi shpesh të kënaqur me një marrëdhënie të pakënaqshme, sepse besojmë se nuk kemi shpresë për të gjetur një person tjetër që dëshiron të na dojë. Është një gabim serioz dhe i zakonshëm: në realitet, askush nuk do të jetë në gjendje të paraqitet nëse nuk u ofrojmë atyre mundësinë. Të qenit i vetmuar, të paktën për një kohë, është ende më mirë sesa të vazhdojmë të shpresojmë që një marrëdhënie e gabuar mund të përmirësohet dhe të na bëjë të lumtur: njerëzit vështirë se ndryshojnë dhe, në të mirë, ne vetëm harxhojmë kohë dhe mundësi për një takim të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA