Autor Bronnie Ware/
Shqipëroi Valbona Nathanaili

Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, lexuar me kuriozitet të madh nga miliona njerëz në botë konfirmon edhe njëherë dilemën që shoqëron njeriun, ‘të gjithë ne kemi pengje’.

Bronnie Ware duke punuar në fushën e kujdesit për të sëmurë me sëmundje terminale, ka pasur mundësi të ndjekë biseda të sinqerta me mijra të sëmurë që u kishin mbetur jo më shumë se disa javë jetë, të rinj dhe të vjetër, gra dhe burra, të pasur dhe të varfër, shpjegon përkthyesja e librit Valbona Nathanaili. Ato ishin kaq mbresëlënëse sa ajo vendosi t’i botojë. Bronnie është një australiane që shkruan me sinqeritet dhe dashuri historinë e jetës së saj, gërshetuar me mësimet e përvojat e njerëzve të mençur për të cilët është kujdesur, që ia kanë rrëfyer dhe besuar në periudhën e fundit të jetës, kur e dinin se po iknin nga kjo botë dhe këtë e ka sjellë në shqip më së miri përkthyesja Nathanaili. Libri sheh vizionin që kanë apo fitojnë njerëzit e mencur në fund të jetës. Realiteti i përgjithshëm i përditshëm që përshkruan autorja është sa i trishtë aq dhe frymëzues. Mesazhet që jepen janë shpresëdhënëse.

Pas këtij refleksioni dhe një lloj përsiatje emocionale bazuar në faktorë objektivë dhe subjektivë e vetmja gjë që ia vlen, shpjegon profesori është se duhet të jetë e rëndësishme të plakemi mirë e të largohemi nga kjo botë me sa më pak pengje. Kjo duket se është dhe ëndrra e cdo njeriu dhe thelbi i filozofisë për jetën. “Pesë pengjet më të mëdha të jetës” është një libër ndryshe, që të emancipon mendimin për jetën dhe vdekjen, që të mbush me emocion, që të fton të reflektosh për familjen, miqtë, punën, emocionet, lumturinë, dhimbjet, paratë dhe humbjet.

Top Channel