E nisur 15 vjet më parë si një serë e zakonshme me perime, sot Naim Tera dhe dy djemtë e tij e kanë kthyer serën e tyre në Vidhas të Elbasanit në një serë me lule.

Biznesi fillimisht duket i vështirë, por ata shpresojnë se ky biznes do të ketë rrugë dhe do t’i mbajë ata larg emigracionit.

Eksperiencën që mori jashtë vendit, Marigleni e shfrytëzoi në fshatin e tij duke shpresuar që nisma do të shkojë më tej. Me këtë punë shpreson të mbajë të gjithë familjen.

Kultivimi i luleve së fundmi ka filluar të aplikohet në masë nga fermerët. Kryesisht bimët dekorative merren jashtë vendit dhe rriten në sera. Shpenzimet janë të konsiderueshme ndërsa tregu duket ende i varfër.

Top Channel