Shkolla me diplomë europiane/ Përgatit specialistë për pyjet dhe drurin në Shkodër

22/05/2019 15:26

Ky është Emanuel Mernaçaj nga Bushati i bashkisë së Vau-Dejesit i cili ka zgjedhur të studiojë në degën e Pyjeve pranë shkollës së mesme profesionale “Kolë Margjini” në Shkodër.

Pas një periudhe të shkurtër që jetoi në Gjermani, i riu Gezim Pizeria, kuptoi se të kesh një zanat është shumë e rëndësishme.

Diploma e marrë në këtë shkollë njihet në të gjitha vendet e bashkimit europian. Drejtori Agron Çeka i bën apel bashkive që të mbështesin këta të rinj me punësim pasi në të kundërt ata do të emigrojnë.

Shkolla e mesme pyjore “Kole Margjini” është e vetmja e këtij lloji në të gjithë vendin duke përgatitur teknike të mesëm pyjesh dhe specialistë të përpunimit të drurit.

Aktualisht pranë kësaj shkollë mësojnë rreth 100 nxënës ndërsa qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të të gjithë të rinjve qe kanë vendosur të ndjekin degën e pyjeve një burse mujore 7000 leke të reja.

Top Channel