Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e “Euro 2020”, ndaj Malit të Zi më 7 qershor në Podgoricë, si dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor në Sofje.
Trajneri i skuadrës kosovare, Bernard Challandes publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.
Kështu, Challandes ka thirrur në skuader Florent Hadërgjonajn, që së fundi refuzoi përfaqësuesen e Zvicrës për të veshur fanellën e Kosovës.
Po kështu, përfshihen për herë të parë në Kombëtaren dardane edhe Dresheviç, Rashkaj dhe Ibrahimaj.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar edhe programin e përgatitjeve të kësaj përfaqësueseje, që do të nisë më 2 qershor, me stërvitjen e parë që do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Top Channel