Vjosa Osmani largohet nga zyra e Presidencës pas 5 vitesh, refuzon të përgjigjet nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit, pasi presidentes Vjosa Osmani, i mbaron mandati sonte në mesnatë.
Osmani ia dorëzoi Haxhiut detyrën të shtunën pasdite në një ceremoni në zyrën e saj në Prishtinë. Osmani tha se ishte e lumtur që detyrën po ia lë në dorë një gruaje dhe se shpreson se presidenti i ardhshëm i vendit të jetë grua po ashtu.
“Të jesh kreu i shtetit dhe njëkohësisht ta udhëheqës politikën e jashtme të vendit, ushtrinë e shtetit dhe ta përfaqësosh unitetin e popullit, janë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Osmani.
Haxhiu e falënderoi Osmanin për punën e bërë në mandatin e saj pesëvjeçarë dhe tha se uron që Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri sa më parë.
“Unë e kuptoj përgjegjësinë dhe obligimet kushtetuese dhe zotohem se do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, tha Haxhiu teksa e pranoi detyrën.
Ajo e mori detyrën për shkak se Kuvendi dështoi ta zgjidhte një president të ri në kohë dhe Osmani nuk e gëzoi mbështetjen e ligjvënësve për një mandat të dytë.
Sipas Kushtetuta së Kosovës, nëse presidenti nuk zgjidhet në kohë ose posti mbetet vakant, kryetari i Kuvendit emërohet ushtrues detyre për një periudhë jo më të gjashtë se gjashtë muaj, deri sa vendi ta zgjedhë një president të ri.
Top Channel