Serbia dhe Kosova po flasin për rivendosjen e kufijve. Në Shqipëri, opozita po proteston në rrugë. Michal Roth, 48 vjeç, Ministri i Shtetit për Evropën në MPJ (SPD) bën thirrje për më shumë përfshirje të BE në rajon.

Duke folur për Shqipërinë, ai ndalet edhe tek protestat e opozitës, duke theksuar se dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.” -vijon më tej shefi i diplomacisë gjermane.

Intervista
Spiegel: Z. Roth, a ju shqetëson aktualisht Ballkani?

Roth: Duhet të përfshihemi më shumë. Pavarësisht nga kritikat, BE është garantuesi më i madh i paqes dhe stabilitetit ne bote, por problemet tona ndonjëherë pengojnë vëmendjen tonë për fqinjësinë tonë direkte, më të afërt.

Spiegel: Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A përbejnë këto rrezik për fillimin e negociatave të anëtarësimit?

Roth: Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

Spiegel: Pas zgjedhjeve evropiane do te vendoset për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa hezitojnë, siç është Presidenti francez Emmanuel Macron.

Roth: Ne kemi bërë zotime, tani duhet të dorëzojmë. Maqedoni e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE do të guxonte të iniciojë një proces pajtimi kundër rezistencës së qartë sociale, që ishte përçmues për 28 vjet? Me Kosovën ne e shohim/përjetojmë se çfarë do të thotë kur një vend ndalohet.

Spiegel: A jeni në favor të liberalizimit të vizave midis BE-së dhe Kosovës?

Roth: Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do e të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia.

Spiegel: Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës po shqyrtojnë rivendosjen e kufirit; Komisioni i BE-së ka qenë i hapur për të. Çfarë mendoni ju?

Roth: Jo kete. Ky propozim nuk qetëson, provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive.

Spiegel: Ndoshta do të duhen muaj pas zgjedhjeve evropiane derisa Këshilli dhe Parlamenti të bien dakord për një President të Komisionit. Në këtë fazë, nuk do të ketë gjasa për fillim negociatash për anëtarësim.

Roth: Ne nuk mund ta bëjmë kursin e botes te varur nga datat e zgjedhjeve në BE. Afati kohor parashikohet se: Në qershor 2019, Këshilli do të vendosë. Në fund të fundit, çfarë mund të dëgjohet nga Komisioni i BE-së, kushtet janë përmbushur.

Top Channel