Nadia Suleiman ishte në faqet e të gjitha mediave në vitin 2009, kur ishte shtatzënë me tetë bebe.

Ajo mbeti shtatzënë nëpërmjet metodave artificiale, dhe u akuzua se e bëri gjithçka për vëmendje dhe për të marrë shërbime shoqërore. Ajo u sulmua aq shumë, sa kur doli nga spitali e priste një tufë me protestues para shtëpisë.

Urrejtja nga publiku u bë aq e madhe, sa njerëzit në SHBA thoshin që duhej sterilizuar. Të tjerë e tallnin duke u veshur si ajo për hallouin dhe karnavale, jo vetëm në SHBA por dhe në vende të tjera.

Tashmë nënë e 14 fëmijëve, (gjashtë me shtatzëninë e parë) ajo rrëfen historinë e saj, dhe se si jeta në SHBA nuk ka qenë aspak e lehtë me 14 fëmijë dhe pa bashkëshort.

FOTO GALERI
6/29
Por ngaqë është e kushtueshme, dhe prapë s’ka rezultate 100%, mjekët vendosin më shumë se një vezë të fertilizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA