Në Belgjikë, flokët “bisht pëllumbi”, modeli ikonë i viteve ’80, ka një vend të veçantë në zemrat e vendasve. Me qindra nostalgjikë të tij u mblodhën për ta kremtuar në qytetin perëndimor të Boussus. Për shumicën e tyre ishte si një rikthim në kohë.

“Kjo prerje është më shumë sesa thjesht një model flokësh, është një mënyrë e të menduarit, një deklaratë pavarësie. Ajo bart peshën simbolike të pohimit të vetes, të asaj që ti je”, tha Damien Hubert.

Një pjesë e tyre e pranojnë se prerja në fjalë nuk është shumë e bukur, por thjesht e shohin si një mënyrë rebelimi, si një deklaratë kundër modës dhe kundër rrymës.

Pjesa dërrmuese e atyre që u mblodhën në Boussu për një qethje të guximshme, e për një birrë gjithashtu, ishin nostalgjikë të kohës së rokerit të famshëm Rod Stewart, apo futbollistit Chris Waddle dhe personazhit kryesor të serialit “MacGyver”.

“Kur isha e vogël isha dashuruar me MacGyver. Tani që ndodhem këtu më duket sikur jam kthyer pas në kohë, në fëmijërinë time”, tha Marie Vandeville.

Australia ka organizuar festivale të ngjashme në të shkuarën, por organizatorët e ngjarjes në Boussu mendojnë se ai është i pari i këtij lloji në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA