Të gjithëve u ndodh të mendojnë për pushimet e ëndrrave duke imagjinuar një qytet me klimë ideale dhe me plazhe të kristalta. Për ta bërë më të lehtë zgjedhjen ka menduar faqja e internetit “Mother Nature Network”.

Nga Kina në Australi, nga Amerika në Afrikë dhe duke mbërritur në Evropë, “Mother Nature Network” ka renditur 10 vendet më mikpritëse në botë me peisazhe, klimë dhe plazhe unike.

Mes të tjerash, faqja ka renditur edhe disa vende pak të njohura si psh. Kunming në Kinë, rreth 1.800 metra mbi nivelin e detit, ose Durban në bregdetin e Afrikës së Jugut. Gjithashtu të pranishëm në këtë listë janë qytete të njohura si San Diego, Santa Barbara, apo metropoli australian Sidney.

Në listë janë edhe Lihue në Hawaii, ku temperatura gjatë gjithë vitit është 27 gradë, si dhe Sao Paolo të Brazilit. Duke qëndruar në Amerikën e Jugut renditet Medelin, me plazhe të mrekullueshme.

Ndërsa për Evropën spikasin ishujt Kanarie të Spanjës dhe qyteti i mrekullueshëm andaluzian i Malagës, ku termometri në verë shkon deri në 30 gradë, ndërsa në dimër jo më pak se 15 gradë. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të përgatitësh valixhet dhe të nisesh për të shijuar ëndrrën.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA