28/12 16:41
Muzikantë nga Norvegjia kanë mbajtur koncertin më verior të botës, duke luajtur në instrumente të krijuara nga akulli i oqeanit Arktik.
Kuarteti performoi në Arktik në temperaturat -12 gradë Celsius, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës. Ndërsa kjo temperaturë të fut drithërimat, muajin e kaluar temperatura mesatare në Arktik ishte 8 gradë Celsius, më e lartë sesa normalja sipas “Greenpeace”.
“Akulli duhet trajtuar me respekt, përndryshe thyhet. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë me natyrën”, tha Terje Isungset, një nga muzikantët e performancës treminutëshe të një pjese të kompozuar enkas për rastin.
Top Channel