Që kur legjionari Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë e më pas drejt Athinës për të kumtuar në frymën e fundit fjalën “Fitore”, gara e vrapimit e quajtur maratonë u bë pjesë e Lojërave Olimpike pikërisht në nder të tij duke filluar nga viti 1896 nga themeluesi i këtyre lojërave Pierre de Coubertin.

Sot, në gjithë botën organizohen rreth 800 maratona dhe miliona njerëz i bashkohen vrapimeve të gjata e sfiduese. Së fundmi është bërë një listë e maratonave më të vështira dhe më sfiduese që mbahen në botë. Nga ky hulumtim u hartua një listë e garave me vështirësi të lartë për shkak të terrenit, gjatësisë, kushteve ekstreme të motit etj. Në listën ku janë renditur 25 maratona nga 800 në mbarë botë ne kemi shkëputur Top5 e më të vështirave.

FOTO GALERI
4/5
4. Polar Night Half Marathon edhe pse një gjysmë maratonë e gjatë 13.1 km ajo është renditur e 4-ta për sa i përket garave të gjata më sfiduese në botë për faktin se kjo maratonë mbahet natën. Kjo është një maratonë që organizohet në Norvegji gjatë periudhës së natës polare kur dielli nuk ngrihet mbi horizont dhe gara ndriçohet nga një seri pishtarësh përgjatë gjithë itinerarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA