Që kur legjionari Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë e më pas drejt Athinës për të kumtuar në frymën e fundit fjalën “Fitore”, gara e vrapimit e quajtur maratonë u bë pjesë e Lojërave Olimpike pikërisht në nder të tij duke filluar nga viti 1896 nga themeluesi i këtyre lojërave Pierre de Coubertin.

Sot, në gjithë botën organizohen rreth 800 maratona dhe miliona njerëz i bashkohen vrapimeve të gjata e sfiduese. Së fundmi është bërë një listë e maratonave më të vështira dhe më sfiduese që mbahen në botë. Nga ky hulumtim u hartua një listë e garave me vështirësi të lartë për shkak të terrenit, gjatësisë, kushteve ekstreme të motit etj. Në listën ku janë renditur 25 maratona nga 800 në mbarë botë ne kemi shkëputur Top5 e më të vështirave.

FOTO GALERI
5/5
5. Great Wall Marathon ose Maratona e Murit të Madh përfundon kur maratonistët të kenë ngjitur 5.164 shkallë të murit të madh Kinez. Me pamje mahnitëse më shumë se 2500 vrapues në vit nga 60 vende të ndryshme të botës i bashkohen kësaj maratone e cila për herë të parë u organizua në vitin 1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA