Që kur legjionari Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë e më pas drejt Athinës për të kumtuar në frymën e fundit fjalën “Fitore”, gara e vrapimit e quajtur maratonë u bë pjesë e Lojërave Olimpike pikërisht në nder të tij duke filluar nga viti 1896 nga themeluesi i këtyre lojërave Pierre de Coubertin.

Sot, në gjithë botën organizohen rreth 800 maratona dhe miliona njerëz i bashkohen vrapimeve të gjata e sfiduese. Së fundmi është bërë një listë e maratonave më të vështira dhe më sfiduese që mbahen në botë. Nga ky hulumtim u hartua një listë e garave me vështirësi të lartë për shkak të terrenit, gjatësisë, kushteve ekstreme të motit etj. Në listën ku janë renditur 25 maratona nga 800 në mbarë botë ne kemi shkëputur Top5 e më të vështirave.

FOTO GALERI
3/5
3. Equinox Marathon, në shqip Maratona e Ekuinoksit është e treta në renditje si maratona më sfiduese në botë. Ajo mbahet në Alaska dhe zhvillohet çdo muaj mars, për nder të ekuinoksit pranveror. Itinerari përshkon rrugën drejt majës më të lartë Ester Dome lartësia 2323 metra e kthim. Rekordin për meshkuj e mban Stan Justice me kohën 2h41'30" që prej vitit 1984, ndërsa për gratë rekordi mbahet që prej vitit 2002 nga Susan Faulkner me kohën 3h18'16".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA