Që kur legjionari Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë e më pas drejt Athinës për të kumtuar në frymën e fundit fjalën “Fitore”, gara e vrapimit e quajtur maratonë u bë pjesë e Lojërave Olimpike pikërisht në nder të tij duke filluar nga viti 1896 nga themeluesi i këtyre lojërave Pierre de Coubertin.

Sot, në gjithë botën organizohen rreth 800 maratona dhe miliona njerëz i bashkohen vrapimeve të gjata e sfiduese. Së fundmi është bërë një listë e maratonave më të vështira dhe më sfiduese që mbahen në botë. Nga ky hulumtim u hartua një listë e garave me vështirësi të lartë për shkak të terrenit, gjatësisë, kushteve ekstreme të motit etj. Në listën ku janë renditur 25 maratona nga 800 në mbarë botë ne kemi shkëputur Top5 e më të vështirave.

FOTO GALERI
2/5
2. Tenzing Hillary Everest Maratona, është zyrtarisht maratona më e lartë në botë. Startin e ka në kampin bazë të Everestiti në 17.600 metra mbi nivelin e detit dhe përfundon në Namche Bazar në 11.286 metra mbi nivelin e detit. Mbahet çdo 29 Maj dhe kjo maratonë nuk është për fillestarët apo për amatorët e vrapimit por kërkon atletë profesionistë me eksperiencë të gjatë në vrapime dhe distanca të gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA