TË DREJTËT

Dramë në pesë akte

Në shkurt të vitit 1905, në Moskë, një grup terroristësh që i përkisnin Partisë Revolucionare Socialiste organizuan një sulm me bombë në Grand Duke Serge, xhaxhain e Carit. Ky sulm dhe rrethanat e veçanta që e kanë paraprirë dhe e kanë ndjekur përbëjnë subjektin e “Të drejtët”.

“Disa nga situatat në këtë shfaqje mund të duken të jashtëzakonshme, megjithatë ato janë historike. Kjo nuk do të thotë, siç do ta shohim, se të drejtët janë një copë historike. Por të gjithë personazhet me të vërtetë ekzistonin dhe silleshin ashtu. Unë vetëm u përpoqa ta bëja të mundur atë që tashmë ishte e vërtetë … urrejtja që peshonte mbi këto shpirtra të jashtëzakonshëm si vuajtje të patolerueshme. Më shumë arsyet ishin për të ndjellë këto hije të mëdha, revoltën e tyre të drejtë, vëllazërinë e tyre të vështirë, përpjekjet e panevojshme që bënë që të vinin në kontakt me vrasjen – dhe për të thënë se ku është besnikëria jonë.”

Albert Camus

Skeda e librit

Titulli origjinal Les justes
Redaktori Rexhep Hida
Viti i botimit 2018
Vendodhja Tiranë

Gjinia                          Dramë me pesë akte

Përkthyes                    Ilia Lëngu

Autor                          Albert Camus

 

 “EUROPA DHE ISLAMI”

Europa dhe Islami: dy realitete, dy kultura, dy vizione për botën, për njeriun dhe për shoqërinë, nga kontaktet por dhe ndeshja mes së cilave morën formë disa prej tipareve dalluese të historisë së njerëzimit. Në këtë libër, studiuesi i famshëm përshkon 14 shekuj të historisë së lidhjeve mes Europës dhe Islamit, për të na sjellë një sintezë mbresëlënëse të raporteve aq komplekse mes tyre.

‘Një libër i shkëlqyer… që shfaq në gjithë gjerësinë e tij një dijetar të shquar… Jemi në duart e historianit më të rëndësishëm ende gjallë të botës islame.’

Fouad Ajami, në Wall Street Journal 

‘Një erudit… Kudo në libër dalin në pah cilësitë e shquara të zotit Lewis, dituria e tij e madhe, njohuritë mjeshtërore të historisë dhe kulturës së Lindjes së Mesme dhe të marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit.’

The New York Times

Skeda e librit

Titulli: Europa dhe Islami
Autori: Bernard Lewis
Përkthyes: Haki Shtalbi

Çmimi: 500 lekë
Botues: Botimet IDK
ISBN: 978-9928-136-61-9

 

 

JAM ENDE KËTU  

Ky është titulli i dytë i koleksionit Fluturëzat. Me anë të këtij koleksioni do të sjellim romane të lehta dhe të ëmbla, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë. Emri i koleksionit mëton të na kujtojë emocionet e mëdha dhe fluturat e vogla në stomak, që ndiejmë sa herë biem në dashuri.

“Jam ende këtu” është një roman i aftë të zhvendosë vëmendjen tonë tek ajo që

realisht ka rëndësi në jetë: shpresa. Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t’u kthyer. Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja. Hyn gabimisht në dhomën e Elsës. Qetësia dhe aroma e saj e rrethojnë dhe ai, i dëshpëruar për një kontakt të mirëfilltë njerëzor, nis të flasë,

të rrëfehet, pa pritur që dikush t’i përgjigjet. Ai nuk e di që Elsa po e dëgjon. Ajo e mban vesh, pasi prej disa kohësh ka filluar të dëgjojë, megjithëse mjekët, familja dhe miqtë e saj janë dorëzuar dhe

po mendojnë të shkëputin fijet dhe tubat që e mbajnë në jetë. Kështu, krejt natyrshëm, nis të krijohet një lidhje e heshtur, por më e vërtetë se shumë të tjera, të mbushura me hipokrizi. A do ta shpëtojë kjo ndjenjë e re Elsën? Po Tibònë? Fitues i çmimit Nouveau Talent (Talenti i Ri) i fondacionit Bouygues Telecom, në vitin 2015.

Kritika

“Sepse ka gjithmonë diçka kalorsiake në mbajtjen gjallë të shpresës, ka përherë elegancë në kokëfortësinë e të besuarit te jeta, pa dyshuar kurrë.”

La Vie

“Në këtë roman romantik debutues, një grua në komë dhe një burrë i dëshpëruar i ndryshojnë jetën njëri-tjetrit.”

Kirkus Review

“Delikat dhe mallëngjyes, një histori e gjallë që të tërheq mes faqeve për të gëzuar dhe vuajtur bashkë me protagonistët. Në këtë libër, nuk ekzistojnë pengesa, as vështirësi, vetëm shpresë. Shpresa për të jetuar e për të dashuruar.”

 Il rumore dei libri-blog

Autorja

Clélie Avit ka lindur më 1986 dhe është rritur në Auvergne. Ka studiuar në Lion dhe tashmë është profesoreshë fizike dhe kimie në lice. Gjithashtu, jep dhe leksione vallëzimi. Është Fituese e Çmimit për Talentet e Reja, 2015, akorduar nga Bouygues Telecom Foundation.

 Fragmente nga libri

  • I ndërpres ngashërimet po aq papritmas sa i fillova. Ky është vendimi im. Ja se si do të luftoj. Do të luftoj për vete, por do të luftoj edhe për të. Dua që Elsa të zgjohet, por dua që të zgjohem edhe vetë. Dy barka shpëtimi që punojnë së bashku. Unë do të bëj pjesën e ndërgjegjshme për të dy, ndërsa ajo do të bëjë pjesën… Eh… Nuk e di mirë se cilën pjesë mund të bëjë ajo, por kam dëshirë të besoj se do të bëjë diçka.
  • Në kontakt… Do të çmendesha si një fëmijë para akullores me çokollatë. Për gati njëzet e një javë nuk kam mundur të provoj as ndjesinë më të vogël të të prekurit. Sidomos kur e fundit ishte bora që kishte pushtuar gjithë trupin tim. Nuk është ndonjë kujtim i këndshëm për t’u mbajtur mend. Si pasojë, jam gati të jap me qejf gjithë arsenalin tim të karabinave, vetëm për të ndier një pjesë të Tibòsë ngjitur pas meje. Duhet të ketë gjithë ato rroba dhe çarçafë mes nesh, por s’prish punë, ngrohtësia e tij do të kalojë përmes dhe kjo do të ishte e mjaftueshme.
  • Pesha e tij buzë shtratit tim. – E di që më dëgjon, Elsa. Buzët e tij te faqja ime. Sinjali “bip” i matësit të pulsit gjatë kontaktit. – Ti ma miraton përherë këtë gjë.
  • Teksa i jap makinës, ndërgjegjësohem se nuk e kam harruar, por reshta së besuari tek ajo. Vetëvrasja e vëllait më bëri që ta rimendoja edhe një herë faktin që Elsa mund të më dëgjonte. Ajo ishte streha ime gjatë kohës që im vëlla ndodhej atje. Që kur ai na la, pata ndjesinë se edhe Elsa më la. Vetëm se isha unë që e lashë atë. Sa budalla…

Skeda e librit

Titulli: Jam ende këtu

Titulli në origjinal: Je suis là

Autor: Clélie Avit

Përktheu: Alba Frashëri

Zhanri: Roman

Data e botimit: Nëntor, 2018

Numri i faqeve: 174

Çmimi: 800 lekë

Top Channel