Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim konsultativ për ndryshimin e Kodit Penal. Në Kodin e ri Penal, pritet që të përfshihen çështje që kanë të bëjë me rendin dhe qetësinë publike, kryesisht me mbrojtjen nga zhurmat. Një çështje e tjetër është ajo që ka të bëjë me lojërat e fatit. Pastaj renditur jo për rëndësinë e saj, është çështja që ka të bëjë me përdorimin e armëve dhe lëndëve plasëse pa lejen e organeve përkatëse shtetërore.

Një çështje tjetër e parafundit është ajo që ka të bëjë me pengimin e mjeteve të qarkullimit rrugor, pra bllokimin dhe pengimin e qarkullimit rrugor në tërësi. Së fundmi, ndonëse nuk është e parashikuar në materialin që u shpërnda sot, është ajo që ka të bëjë me luftën kundër trafikimit të personave me fokus fëmijët.

Disa prej ndryshimeve që propozohen nuk parashikohen fare në Kodin e sotëm penal, ose disa të tjera janë ndërhyrje për të përshtatur masën e shkeljeve penale me masën e dënimit, për arsye se konstatohet që masa e dënimit në disa raste është e papërshtatshme.

Së pari, fillojmë me nenin 197: “Organizimi i lotarive të pa lejuara”. Propozohet  që kjo vepër penale të dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet”. Po  për këtë vepër propozohet burgim nga dy deri në pesë vjet nëse në lojë marrin pjesë persona nën 18 vjeç”. Personat  që organizojnë pjesëmarrjen e minorenëve në këtë fushë të dënohen më ashpër.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është ndryshimi i parashikuar për “Goditje për shkak të detyrës”, ku kërkohet dënimi me burgim nga 1 deri në 3 vjet”. Pra ndryshimi  i bërë është që gjoba është shndërruar në burgim deri në 1 vit, është rritur kufiri i poshtëm i dënimit, nga gjobë  në 1 vit burgim, pjesa tjetër ka mbetur siç është.

“Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë  e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit të shëndetësor për shkak të  veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë  e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Kur kjo vepër kryhet në mjediset e institucionit, ku personi ushtron detyrën shtetërore, funksionin publik apo shërbimin publik, dënohet me burgim nga 3 deri në 5 vjet”.

Neni tjetër që parashikohet të ndryshohet është neni 238 “Kanosja për shkak të detyrës”, kërkohet dënimi me burgim deri në dy vjet.  Pra, është hequr opsioni i gjobës dhe është lënë vetëm opsioni i dënimit deri në 2 vjet me burgim.

Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik, për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij, kur cilësitë e personit janë të njohura ose të dukshme, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit shëndetësor për shkak të veprimtarisë së tij,  kur cilësitë e personit janë të njohura ose të dukshme, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Pra siç mund të shihet, synimi i këtij ndryshimi është  që të penalizojë edhe kanosjet e rënda për vrasje që i bëhen kësaj kategorie funksionarësh publikë, për të vijuar me të zgjedhurit, për të vijuar me punonjësit e Policisë apo me profesionistët,  kryesisht ata të shëndetit publik, pra mjekët.

Një ndryshim tjetër i parashikuar është neni 274 “Prishja e qetësisë publike”, në të cilin shtohet një paragraf i dytë, si më poshtë: “Ushtrimi i veprimtarisë ekonomike që lëshon ose gjeneron zhurmë në mjedis, në kundërshtim me ligjin apo në tejkalim të normave të lejuara me ligj, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me gjobë nga njëqind mijë deri në një milion lekë ose me burgim deri në dy vjet”.

Një propozim i ri që shkon edhe sot kundër atyre që ndotin mjedisin me zhurmë, shkaktojnë probleme të mëdha për qetësinë, rendin publik dhe normalitetin e jetesës së shumë qytetarëve dhe kryesisht në këtë kuadër është ashpërsuar shumë masa e gjobës, por është parashikuar dhe një opsion tjetër për dënim me burg, sigurisht në kushtet e përsëritjes dhe mosrespektimit të sanksioneve të mëparshme ose mosfunksionit të sanksioneve të mëparshme.

Një ndryshim tjetër shumë i rëndësishëm ka të bëjë me penalizimin e armëmbajtjes pa leje ku kërkohet dënimi me burgim nga 5 deri në 7 vjet. Po kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet. Pra siç shihet, këtu futet si element përsëritja dhe rritet pragu i poshtëm, nga 3 që ishte, në 5 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA