Edukimi digjital dhe kufizimet, Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për të miturit nën 14 vjeç 27/03 14:44
Pallati Buckingham ka lajmëruar ditën e sotme se është sjellë në jetë djali i princit Harry dhe Dukeshës Meghan. Gjinia e fëmijës ishte një surprizë për çiftin mbretëror pasi kishin vendosur ta bënin të ditur në lindje.
Dukesha Meghan në orët e para të mëngjesit të sotshëm solli në jetë pjesëtarin më të ri të familjes mbretërore, djaloshin e saj i cili peshonte plot 3.26 kg.
Në një deklaratë princi Harry tha se: “Jam shumë i emocionuar të lajmëroj se unë dhe Meghan jemi tashmë prindër të një djali, i cili është në një gjendje tepër të mirë shëndetësore. Jam tepër krenar për bashkëshorten time.”
Top Channel