Një çift, të cilët kishin vajzën të sëmurë, në ditët e fundit të jetës, kishin harruar celularin në mjediset e një spitali në Australi.

Pasi vajza u vdiq, më 25 prill, ata nxorën njoftim që kushdo ta ketë gjetur, t’ua kthejë, sepse celulari kishte foto të shtrenjta të vajzës, të cilat donin t’i ruanin për ta kujtuar.

Por mjekja që e kishte gjetur telefonin, në vend që t’ua kthente, u kërkoi 1000 dollarë. Ajo madje qëndroi disa orë në telefon me prindërit që sapo kishin humbur fëmijën, duke u bërë shantazh për telefonin.

Fatmirësisht, policia e gjurmoi telefonatën dhe mjekja tani është paraqitur në gjyq për zhvatje.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA