Këngëtarja më famë botërore nisi turneun e saj evropian, javën e shkuar, duke e nisur këtë rrugëtim me shumë sukses. Më 29 tetor, ajo njoftoi datat e turneut për albumin në Evropë, dhe Azi nga 1 marsi deri më 29 maj 2019.

Rita Ora ka ndarë me ndjekësat e saj mjaft foto nga netët e saj live, në të cilat shfaqet mjaft e emocionuar. Mjaft komente pozitive nga të apasionuarit pas muzikës së këngëtares britanike.

Këngëtarja dhe aktorja Britanike me prejardhje shqiptare, është artisjta e parë femër britanike që të ketë gjithsej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.

Rita Ora, mjaft e pëlqyer në mbarë botën, nisi karrierën e saj profesionale në vitin 2007, dhe që prej këtij viti ka sjellë shumë bashkëpunime në tregun muzikor.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel