Ylli televiziv mendohet të ketë bërë një ndërhyrje në fytyrë, në vetulla, në kapakët e syrit dhe në format e saj trupore.

Katie Price shihet e gjakosur dhe e dëmtuar ndërkohë që ndodhet në një spital turk, duke ndërmarrë një sërë trajtimesh për ndryshimin total të fytyrës së saj.

Me një veshje të zezë të spitalit dhe një rrjetë për flokët, ajo shihet tek del nga dhoma duke mbajtur në dorë dy qeska të mbushura me lëngje.

Duke u mbajtur pas derës dhe me kapakët e saj të syve pothuajse të ngjitura, Katie shihet tek fillon të eci, pas këtij operacioni kirurgjikal.

Ajo ka marrë këtë vendim të rrezikshëm dhe pse familjarët dhe i dashuri i saj, Kris Boyson, ishin kundra kësaj dëshire e cila rezultoi e dhimbshme për yllin televiziv.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA