Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen, për shkak se sëmundja po përhapet me ritme shqetësuese.

“Ata duhet ti bëjnë vaksinat, sepse janë shumë të rëndësishme. Sëmundja është nëpër këmbë, është e nevojshme që të vaksinohen”, tha Presidenti.

‘Rreth 700 raste fruthi janë raportuar në 22 shtete të SHBA-së’, tha Qendra vendase për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Normat e vaksinimit kane ardhur në rënie në Amerikë, për shkak se mjaft prindër e kundërshtojnë atë për arsye filozofike ose fetare, ose besojnë në teoritë se vaksinat shkaktojnë autizëm te fëmijët.

Një dyshim të tillë, në të kaluarën Trump e ka mbështetur dhe vetë. “Fëmijë të shëndetshëm shkojnë tek mjeku, i dendin me vaksina, nuk ndihen mirë dhe ndryshojnë: autizmi, ka shumë raste të tilla”, shkruante ai në Tëitter marsin e 2014-ës. Sipas të dhënave të organizatës Botërore të Shëndetësisë, në tre muajt e parë të vitit 2019 janë regjistruar mbi 110,000 raste të fruthit në botë. Shifra paraqet një rritje prej 300% krahasuar me vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA