Moti i keq godet Italinë, rrëshqitjet masive të dheut shkatërrojnë një banesë gjatë natës, autoritetet në kërkim të dy të zhdukurve Për besimtarët ortodoksë, një nga traditat më të vjetra të Pashkës është lyerja e vezëve në ngjyrë të kuqe.
Kjo traditë në Korçë ruhet me fanatizëm. Zonjat korçare e nisin ditën e së Enjtes së Madhe herët duke përgatitur vezët e kuqe të Pashkës, një prej simbolikave identifikuese të kësaj feste.
Valentina Sterjanaj tregon se tradita i mbijetoi edhe kohës së komunizmit dhe u krye në fshehtësi nga gratë e Korçës: “Fshehëm ikonat nëpër qilarë dhe i nxorëm pasi iku ajo kohë. Natën e Pashkës ndiznim qiri, mbyllnim dritaret dhe kur në orën 23:00 radio greke thonte Kristos anesti, përpiqnim vezët”.
Për vezën e Pashkës nuk mungojnë as gojëdhënat: “Ishte një burrë që kishte me vete një shportë me vezë. Në rrugë takon një grumbull njerëzish që po festonin Pashkët. Ai, pasi dëgjoi bisedën e tyre, u tha që nuk besonte. Nëse bëhen të kuqe këto vezë që unë kam në shportë, atëherë do të besoj. Menjëherë u skuqën vezët”.
Veza e kuqe mendohet se është shenjë mbarësie dhe ka fuqi mbrojtëse ndaj një e tillë ruhet në shtëpi deri vitin tjetër ,për t’u zëvendësuar me vezën që do të lyhet në të kuqe në respektim të traditës.
Top Channel