Ndërsa Kina do të prezantojë nismën e saj një rrip një rrugë në një takim, këtë vit, zyrtarët vendas po punojnë shumë për të mbrojtur projektin nga kritikat ndërkombëtare në rritje.

Forumi tre ditor që nis sot, ka si qëllim të promovojë projektin e shekullit të liderit kinez Xi Jinping, një iniciativë të politikës së jashtme të lançuar në 2013 për të kthyer në jetë trajektoret e lashta tregtare mes Azisë dhe Evropës, si edhe për të ndërtuar lidhje të reja në lindjen e mesme, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

Por ndryshe nga samite i parë, tre vite më parë, nisma një rrip një rrugë, vjen tani në një ambient më pak të ngrohtë. Kritikët thonë se iniciativa është një përpjekje për të çimentuar ndikimin kinez në botë duke nënshtruar financiarisht vendet kundrejt Pekinit përmes metodës së diplomacisë së borxheve.

Në event marrin pjesë 37 liderë, mes të cilëve air us, Vladimir putin, kryeministri Italian Xhuzepe Konte, kancelari britanik, Filip Hemond, kryeministri pakistanez, Imran khan etj.

SHBA raportohet të ketë dërguar delegatë të një niveli të ulët ndërsa India nuk merr pjesë. Ndër vendet që kanë bojkotuar këtë vit janë edhe Turqia, që e kritikon kinën për trajtimin e ujgurëve, Polonia, Spanja, Fixhi, Sri Lanka dhe Argjentina, që kanë cituar çështje gjeopolitike.

Para forumit, kina shënoi disa arritje kyce për projektin. Italia është vendi I parë I G7 që I bashkohet nismës pasi firmosi në mars, pavarësisht kritikave të SHBA. Këtë muaj Malajzia pranoi një project hekurudhor 10.7 miliardë dollarësh që më herët ishte anuluar.

Deri më tani, Kina ka nënshkruar më shumë se 170 marrëveshje me 125 vende. Mes viteve 2013-2018, këto marrëveshje kapën shumën e 90 miliardë dollarëve investime kineze.

Top Channel