Një aksident ka ndodhur në afërsi të urës me harqe në rrugën e Kombit, ku dy makina janë përplasur.

Sipas informacioneve të para raportohet për 5 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar për në spitalin e traumës në Tiranë.

Mësohet se janë përplasur mjetet Range Rover me targa AA 131 SE me drejtus Arjan Nikolla dhe me mjetin Chevrolet me targa AA 243 UJ me drejtues Klajdi Margjini.

Njoftimi

Në autostradën Milot-Rreshen në afersi të Urës me Harqe, mjeti me drejtues shtetasin K.M.,29 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.N. 37 vjeç, banues në Burrel.

Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë shtetasit A.M.,25 vjeç,banues në Tiranë,N.K.,19 vjeç,banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe,banuese në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA