Në një klimë positive është zhvilluar takimi midis kryeministrit shqiptar dhe atij grek në kuadrin e samitit të Dubrovnikut 16+1. 

Sipas të njëjtave burime biseda është përqëndruar në dy akse kryesore. 

Së pari tek ecuria europiane e Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme për fillimin e negociatave. 

Dhe së dyti marrëdhënieve dypalëshe kryesisht në aspektin ekonomik. 

Kryeminsitri Tsipras ka theksuar edhe njëherë si kusht kryesor për fillimin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE është respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. 

Në këtë kuadër dy udhëheqësit kanë diskutuar për pozicionimin e qartë të BE në lidhje me të drejtat e pronës si dhe të ligjit përkatës dhe të së drejtës së qytetarëve për vetë përcaktimin. 

Janë diskutuar gjithashtu hapat e mëtejshme në lidhje me heqjen e termave irredentiste siç ka theksuar kryeministri grek në librat shkollorë si dhe për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. 

Në pjesën e dytë të bisedës që ka filluar pak pas mesditës së të premtes i është vënë theksi ndihmës ekonomike në një bashkëpunim dypalësh që do i japë hov infrastrukturës shqiptare. 

Burime të “Top Channel” theksojnë se të dy palët kanë shprehur kënaqësinë se takimi është zhvilluar në një klimë pozitive. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA