Aksidenti ajror me 11 viktima në Francë, hetimet zbulojnë se avioni pësoi dëmtime teksa fluturonte, ishte vetëm disa metra larg përplasjes pranë një zone banimi Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang, gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Edi Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama duke iu referuar 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, i kërkoi Kryeministrit Li edhe heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve, çka do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar. Gjithashtu, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.
Top Channel